Haxhiu i PDK-së pyet: Kryeministri u vaksinua, por pse jo presidenti në detyrë?
02 prill 2021
| 11:13
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka shfaqur doza kritike ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për mënyrën e organizimit të procesit të vaksinimit kundër Covid-19.
Në seancën e sotme, Bekim Haxhiu, shfaqi dilema në atë se pse u vaksinua kryeministri Albin Kurti, por jo dhe presidenti në detyrë Glauk Konjufca.
“Procesi i vaksinimit është normal të ketë efektet e promovimit të tij, prandaj edhe vaksinimi i kryeministrit Kurti besoj se ishte në atë shërbim. Por pyetja ime do të ishte edhe prej qytetarëve: Pse nuk u vaksinua presidenti në detyrë?”, ka thënë Haxhiu.