Haxhiu i PDK-së thotë se Projektligji për rregullimin e çmimit të barnave favorizon oligarkët

17 mars 2023 | 11:15

Projektligji për rregullimin e çmimit të barnave, ishte propozuar një vit më herët nga partia e tij, por që nuk ishte përkrahur nga mazhoranca, ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu.

Haxhiu në një prononcim për “EO”, ka thënë se projektligji i tillë është i mirëseardhur, pasi sipas tij keqpërdorimet me çmimet e barnave kanë qenë të shumta.

“Është një brengë sepse përveç çmimeve tjera, pra edhe çmimet e barnave janë rritur. Është një fatkeqësi që edhe ka vazhduar blerja e barnave me çmime të shtrenjta, 200-300 për qind më shtrenjtë”, ka thënë Haxhiu.

Ndonëse e kanë përkrahur në parim në Komisionin për Shëndetësi, Haxhiu e ka quajtur  të dobërë këtë projektligj, i cili sipas tij favorizon oligarkët e mëdhenj.

“Ne e kemi miratuar në parim Projektligjin për rregullimin e çmimit të barnave, projektligj të cilin e kishim propozuar një vit më parë, mirëpo nuk ishte mbështetur në atë periudhë kohore nga Lëvizja Vetëvendosje. Ata e kanë sjellë sot një projektligj, i cili është shumë i dobët, shumë i vobektë, i cili ka me rritë informalitetin. Frikësohem shumë se ka me rritë edhe ka me pas mungesë të barnave të caktuara në tregun tonë, sepse ky projektligj i favorizon një pjesë të bizneseve që ka manipuluar me këtë sektor, pra ata oligarkët e mëdhenj që kanë abuzuar me këtë sektor. Ndërsa i godet bizneset serioze edhe të cilat nuk kanë abuzuar me çmimin e barnave dhe tash mbetet të shihet dhe ne u thamë që do t’ua dorëzojmë projektligjin që kemi dorëzuar një vit më përpara, i cili projektligj edhe parasheh edhe rimbursim të barnave”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka…