Haxhiu i reagon Isufajt: Le të përgjigjet vetëm pse u tërhoq nga urdhërarresti për kryekriminielin Radojçiq
30 dhjetor 2023| 14:32
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj kishte deklaruar se ka dhënë pelqim për heqjen e urdhërarrestit të Milan Radojiçiqit, ku pas kësaj deklarate kishin reaguar, kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja Albulena Haxhiu.
Pas reagimeve të këtyre dy të fundit, Isufaj tha se deklarimet e tyre i ka cilësuar si tendencë për të ndërhyrë në punën e sistemit prokurorial.
Pas reagimit të Isufaj, Haxhiu ka reaguar përseri, ku ka thënë se Isufaj duhet të përgjigjet vetëm në një pyetje: “Pse u tërhoq urdhëarresti për kryekriminelin Radojçiq në vitin 2021?”
“Vend të reagimeve kundrejt deklarimeve tona, Blerim Isufaj, le të përgjigjet vetëm në pyetjen se pse u tërhoq urdhëarresti për kryekriminelin Radojçiq në vitin 2021? Po të mos hiqej fletarresti me 2021 ndoshta nuk do të kishte Bajnskë 2023. Mos të tentojë të ikë nga thelbi i çështjes!” – ka shkruar Haxhiu.