Haxhiu i reagon Rrutsem Mustafës: Kurti e ka refuzuar armën dhe uniformën e UÇK-së
Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka reaguar bashkëpartiakut të tij, Rrustem Mustafës, lidhur me deklaratën e tij se liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, e ka pasur bashkëluftëtar.
Haxhiu e ka pyetur Mustafën se ku ka luftuar me Kurtin, meqenëse, siç ka thënë, askush nuk i ka parë bashkë.
Më tutje, Haxhiu ka thënë se Kurti ka refuzuar armën dhe uniformën e UÇK-së.
“‘Rem’, për luftën tënde nuk ka dilema, por të gjithë e dimë që Albini ka refuzuar armën dhe uniformën e UÇK-së , ai është përcaktuar për zyre politike. Të thoshe se Albini ka qenë pjesë e zyrës politike të UÇK-së në Prishtinë të udhëhequr nga Adem Demaçi është ‘OK’ dhe është e vërtetë. Por të thuash e kam bashkëluftëtar, ia ke humbur kuptimin fjalës BASHKËLUFTOJ…”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.