Haxhiu insiston se Kodi Civil do të votohet këtë vit

13 shtator 2023 | 14:34

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se Kodi Civili do të procedohet për votim në Kuvend këtë vit.

Ajo ka sqaruar se këtë vit në Kosovë për vizitë do të qëndrojë një delegacion i Këshillit të Evropës, duk shtuar se institucionet duhet të dëshmojnë se janë pro avancimit të te drejtave të njeriut.

Madje, Haxhiu ka ftuar deputetët e pozitës dhe opozitës që ta votojnë këtë dokument, duke shtuar se për këtë çështje kanë diskutuar me bashkëpartiakët që janë kundër.

“Unë kam thënë që brenda këtij viti do të procedohet Kodi Civil. Konsideroj se është një dokument shumë i rëndësishëm dhe sidomos duke pasur parasysh që delegacioni nga Këshilli i Evropës do të vjen në Kosovë gjatë këtij viti, është mirë që Kosova të dëshmojë si vend që është për avancimin e të drejtave të njeriut”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se Kodi Civil duhet të miratohet nga deputetët.

“Unë mendoj që do të duhej të kaloj, nuk besoj që Kosova do të ishte një shembull i mirë në qoftë se për herë të dytë rrëzohet një dokument siç është Kodi Civil, prandaj duke pasur parasysh këtë çështje, uroj që deputetët e grupit parlamentar të Vetëvendosjes dhe opozitës, sepse edhe ata njësoj e kanë për obligim ta mbështesin të njëjtin”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rëndohet bilanci i tragjedisë që shkaktoi stuhia “Daniel” në Libi.…