Haxhiu ironizon me deklaratën e Avdullah Hotit për liberalizimin
21 maj 2018
| 15:00
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratës së shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se qeveria aktuale po e vonon integrimin e Kosovës dhe liberalizimin e vizave.
Deputetja Haxhiu ka ironizuar me Hotin duke thënë se ai flet por nuk ia qëllon kurrë.
Sipas saj, liberalizimi i vizave do të ndodhë në afatin edhe më të shpejtë.
“Tani jemi edhe më të sigurt se do të ndodhë liberalizimi i vizave në afatin edhe më të shpejt ngase ka folur Avdullah Hoti i cili flet po kurrë nuk ia qëllon!”, ka shkruar deputetja Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/