Haxhiu: Jashtëzakonisht e shqetësuar me dhunën ndaj grave

18 gusht 2022 | 12:03

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është jashtëzakonisht e shqetësuar me dhunën fizike dhe emocionale të ushtruar ndaj grave.

Sipas saj, çdo formë e dhunës ndaj vajzave, grave dhe fëmijëve, duhet trajtuar seriozisht dhe menjëherë.

“Jam jashtëzakonisht e shqetësuar me dhunën fizike dhe emocionale të ushtruar ndaj grave, vajzave e fëmijëve. Fatkeqësisht është rrënjosur aq thellë në shoqërinë tonë, sa dhunuesit mund ta ushtrojnë atë publikisht, pa asnjë pikë problemi. Nëse dhunuesit dhunën fizike e ushtrojnë edhe publikisht, e marrim me mend se çka ndodhë prapa dyerve të mbyllura! Çdo formë e dhunës ndaj vajzave, grave dhe fëmijëve, duhet trajtuar seriozisht dhe menjëherë.  Për rastin e dhunës fizike në Prizren, kam raportuar policinë dhe prokurorinë dhe pres që institucionet ta trajtojnë me prioritet këtë rast, dhe viktimat e qytetarët të sigurohen se dhunuesit do të ndëshkohen”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq…