
Haxhiu: Jemi të gatshëm të flasim për datën e zgjedhjeve
25 prill 2025
| 12:09
E propozuara e LV-së për postin e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu, ka thënë se nëse Kuvendi i Kosovës nuk arrin të konstituohet, siç po ndodh që gjashtë herë, “atëherë është e qartë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje”.
“Duket që ka mungesë të vullnetit që të konstituohet Kuvendi i Kosovës, por ne jemi shumë të gatshëm që t’i presim partitë politike që të flasim me to për datën e zgjedhjeve”, tha Haxhiu.
E pyetur nëse do të tërhiqej nga kandidatura për postin e kryeparlamentares pas dështimit për të katërtën herë sot, ajo tha se “Vetëvendosja e ka qëndrimin e qartë”.
Përfaqësuesit e LV-së kanë instituar në kandidaturën e Haxhiut, duke thënë se nuk u takon partive të tjera ta përcaktojnë propozimin e LV-së.