Haxhiu, kandidate e bllokadës

30 prill 2025 | 07:57

Deputeti Glauk Konjufca po dërgon sinjale të mospajtimit me LV-në, ka thënë opinionisti Rrahman Paçarizi në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”.

“Është hera e dytë që Konjufca dërgon sinjale të mospajtimit me situatën, sidomos me situatën në partinë e tij, ashtu e shoh, sepse zoti Konjufca e përsëriti për të tetën herë zonjën Haxhiu, me qeshjen ironike tregoi shumçka, sepse dihet se po e propozojnë për të mos u zgjedhur”, tha Paçarizi.

Ai tha zonja Haxhiu “është kandidate e bllokadës”.

“As në mentalitetin e LV-së, Haxhiu nuk është personi që duhet harxhuar si kryetare e Kuvendit”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se do të takohet dy…