Haxhiu: Kërkimfalja është e domosdoshme për të ecur përpara
Deputeti i Partisë Demrokatike të Kosovës (PDK), i shoqëruar dhe nga kryetari i Skenderajt Bekim Jashari dhe zëvendësministri Gani Koci, së bashku me shumë qytetarët dolën në rrugë për t’mos lejuar presidentin serb Aleksandër Vuqiq, të vazhdojnë rrugën për në fshatin Banjë të kësaj komune.
Ata vendosën një kamion dru dhe gjësende tjera duke bllokuar rrugën që çon për në fshatin Banjë të kësaj komune, në të cilën Vuçiq ishte paraparë ta vizitojë nga ora 9:15.
Postmi i plotë i Haxhiut në profilin e vet në “Facebook”:
Me qytetarët e Drenicës
Presidenti i Serbisë, shtetit që ka shkaktuar vuajtje, gjakderdhje, masakra, shpërngulje masive dhe gjenocid në Kosovë, përpara se të kaloj në tokën e përgjakur nga shteti i tij, duhet të kërkoj falje në emër të shtetit që përfaqëson kjo është kërkesa e protestuesve.
Banorët serbë të fshatit Banjë janë të lirë dhe të sigurt në shtëpitë e tyre edhe pa vizitën e tij
Kërkim falja është e domosdoshme për të ecur përpara, kah e ardhmja evropiane e shteteve tona të pavarura dhe sovrane.