Haxhiu kërkon dorëheqjen e Vitisë nëse se mbanë premtimin për vaksinimin e 60 për qind të popullsisë

01 qershor 2021 | 12:25

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia janë përplasur gjatë raportimit të këtij të fundit në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi.

Haxhiu ka kërkuar nga Vitia që të garantojë dorëheqjen e tij dhe të qeverisë nëse nuk do të bëhet vaksinimi i 60 për qind të qytetarëve deri në fund të vitit, ashtu si ishte premtuar.

“A na garantoni me dorëheqjen tuaj dhe te qeverisë që do të bëni vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve”, ka thënë ai.

Ndërsa ministri Vitia i është përgjigjur, duke i thënë se kërkesa e dorëheqjes nga ana e tij është e pandershme.

“Kërkesa e dorëheqjes nga dikush që ka premtuar 200 mijë vende të punës dhe nuk e ka realizuar asnjë, është jo e ndershme”, ka deklaruar ai.

Vitia ka deklaruar se deri në fund të vitit do të arrijnë të vaksinojnë 60 për qind të qytetarëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sami Lushtaku, i është kundërpërgjigjur bashkëpartiakut të tij, Ramiz Lladrovcit,…