Haxhiu kërkon lirimin e Faik Fazliut: Rasti të hetohet pa u ndikuar nga pushteti i ri anti-UÇK

06 qershor 2021 | 13:45

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka reaguar pas arrestimit të ish-anëtarit të kryesisë së OVLUÇK-së, Faik Fazliu.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se provokimi dhe sjellja e zyrtarit policor dhe arrestimi i Faik Fazliut është i papranueshëm, bazuar në videon e publikuar.

Klinaku publikon pamjet e incidentit të Faik Fazliut me policinë, kërkon lirimin e tij

“Në videon e publikuar sjellja e policit është jo etike, e jo e një zyrtarit policor dhe duhet të suspendohet. Inspektorati Policorë duhet ta hetojë këtë rast. Faik Fazliu të lirohet dhe rasti të trajtohet nga organet e pavarura ligjore, pa u ndikuar nga pushteti i ri anti-UÇK!”, ka shkruar deputeti Haxhiu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Motra e femrës më seksi Kim Kardashian, Kourtney, ka shpenzuar…