Haxhiu kërkon nga prokuroria ta hetojë Kurtin për rastin e foshnjës në Pejë

23 dhjetor 2022 | 13:55

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka kërkuar që në cilësinë e kryetarit të komisionit ekzekutiv për shëndetësi të hetohet edhe Albin Kurti për rastin e foshnjës në Spitalin e Pejës.

“Skandal pas skandali, keqpërdorim pas keqpërdorimi në sektorin e shëndetësisë, dhe askush nuk jep llogari as përgjegjësi, dhe as ministër nuk kemi”.

“Skandali i fundit i gjymtimit të kufomës së foshnjës së vdekur në lavatriçen e Spitalit të Pejës u bë falë mediave sepse drejtori i Spitalit të Pejës, përgjegjësit e ShKSUK-së, Ministria e Shëndetësisë, dhe kryetari i komisionit ekzekutiv për shëndetësi janë përpjekur ta fshehin këtë krim për tetë ditë”.

“Pasi nuk ka as dorëheqje morale, atëherë ftoj prokurorinë e Kosovës të fillojë hetimet nga kryetari i komisionit ekzekutiv për shëndetësi e deri te drejtori i Spitalit të Pejës, për tentim të fshehjes së krimit”, ka thënë Haxhiu në Kuvend.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona u vranë dhe katër u plagosën nga të…