Haxhiu kërkon nga Serbia t’i transferojë të arrestuarit nga Kosova
Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhi, ka njoftuar se përmes një letre drejtuar Ministrisë së Serbisë ka kërkuar që qytetarët e Kosovës të arrestuar nga Serbia e që po mbahen në burgje të kthehen në Kosovë.
Ajo ka thënë se qytetarët e arrestuar, Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa, duhet të kthehen në Kosovë dhe të gjykohen paanshëm.
“Javën qe lamë pas i kam kërkuar Ministres së Drejtësisë të Serbisë transferimin e qytetarëve tanë të cilët po mbahen në burgjet e Serbisë. Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa duhet kthyer në Kosovë për tu gjykuar drejtë dhe paanshëm nga institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.
Haxhiu këtë letër e ka dërguar duke u bazuar në marrëveshjen bazike për normalizim të marrëdhënieve mes dy palëve.