Haxhiu kërkon zgjedhje të reja
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi.
Ajo ka thënë se mbi vullnetin e popullit nuk mund të jetë askush.
“Gjykata Kushtetuese na tha se pazaret janë mbi vullnetin e popullit! Por jo, mbi vullnetin e popullit nuk mund të jetë askush prandaj #duamzgjedhje”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në “Facebook”.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës në vendimin e saj ka theksuar se dekreti i presidentit Hashim Thaçi, për ta mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e kryeministrit, është në përputhje me Kushtetutën dhe se mocioni i mosbesimit ndaj në qeverisë në kuvend nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të kuvendit.
Gjykata ka sqaruar se kur një qeveri nuk i mbijeton një mocioni mosbesimi në kuvend dhe nëse partia fituese e zgjedhjeve dështon të mandatojë një kandidatë për kryeministër, atëherë kjo e drejtë i kalon një partie tjetër.
(M.Q / Epoka e re)