Haxhiu, KGjK-së: Kthehuni në vendin e punës, mos punoni për konflikt interesi
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar në lidhje me uljen e pagave në sektorin e drejtësisë, saktësisht të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Haxhiu ka treguar qëllimin kryesor të vendimit të djeshëm të qeverisë.
“Siç e dini në mbledhjen e djeshme të qeverisë, janë shfuqizuar dy ligje dhe qëllimi i tyre është që të bëhet reforma në administratën publike dhe të mos bëhet dallime në paga. Ligji pos që bën nivelizimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorë, ky vendim e shfuqizon vendimin arbitrar të ish-qeverisë Haradinaj. Ish-kryeministri Haradinaj ia kishte rritur vetës pagën dhe nuk e ka menduar se mund të ketë probleme në të ardhmen”.
“Ligji i pagave që ka shkuar në Kuvend, i rrit pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe nuk mund të mbahet një ligj që është në shpërputhje me ligjin”, ka thënë ajo.
Më tutje, Haxhiu ka thënë se “të gjithë ne së bashku duhet të punojmë vetëm për interesat e qytetarëve”.
Po ashtu, ajo ka ftuar Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGjK) që të kthehen në vendin e punës dhe të mos punojnë për konflikte interesi.