Haxhiu: Kodin Civil nuk e dërgojmë në Kuvend derisa s’i kemi votat
13 qershor 2024
| 12:50
Kodi Civil ishte njëra nga temat që është trajtuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën për medie të mbajtur pas mbledhjes së qeverisë.
Haxhiu ka thënë se ky dokument nuk do të procedohet në Kuvendin e Kosovës, derisa nuk janë votat e nevojshme për ta kaluar.
“Mendoj që për Kosovën nuk është mirë që një dokument kaq i rëndësishëm që lidhet drejtpërdrejtë me të drejtat e njeriut të dështojë sërish në Kuvend”, ka thënë ajo.
Haxhiu ka folur edhe rreth rëndësisë që ka ky dokument në realizimin e këtyre të drejtave.