Haxhiu: Konfiskimi pasurisë së pajustifikueshme i hapë rrugë zhvillimit ekonomik
13 prill 2021
| 14:54
Ministrja e Drejtësie, Albulena Haxhiu, ka thënë se miratimi nga Qeveria e Kosovës i Koncept-dokumentit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i hapë rrugë luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik.
Haxhiu pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se baza aktuale ligjore nuk ka qenë efikase në luftimin e krimit dhe korrupsionit.
“Ka qenë alarm për qeverinë tonë në mënyrë që të luftohet korrupsioni dhe t’i hapet rruga zhvillimit ekonomik të vendit. Ky projektligj hap rrugën është themelim i një institucioni. Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat që kemi para vetës dhe kjo do të jetë e mundur nëse punojmë me nder dhe profesionalizëm”, ka thënë Haxhiu.