Haxhiu: Kur skadoi afati i vaksinave, Vitia rrezitej në bregdet
16 shtator 2021
| 23:44
Deputeti i PDK-së në Kuvend, Bekim Haxhiu, ka akuzuar përsëri ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, për keq menaxhim të pandemisë.
Haxhiu tha se ministri Vitia ishte duke u rrezitur në bregdet në kohën kur skadoi afati i vaksinave.
“Në kohën kur ka skaduar afati i vaksinave, Vitia ka qenë në bregdet duke u rrezitur”, është shprehur Haxhiu.
Tutje, ai tha se kjo është “tmerr” që të shkojë në pushim ministri në kohën kur po eskalonte gjendja pandemike.
“Është tmerr të shkojë të pushojë në kohën kur po eskalonte gjendja pandemike dhe po futeshim në katastrofe shëndetësore”, shtoi Haxhiu.