
Haxhiu, Kurteshi e Bugujevci vizitojnë në burg Krasniqin, Halitin dhe Arifin
15 dhjetor 2017
| 16:41
Deputetët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, Sami Kurteshi dhe Saranda Bugujevci, kanë vizituar në burgun e Dubravës, deputetin Frashër Krasniqi dhe aktivistët, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifin, të cilët janë dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë parë sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.
Lajmin për këtë vizitë e ka bërë publik në llogarinë e vet në “Facebook”, deputetja Albulena Haxhiu. “Sot, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit, vizituam Qendrën Korrektuese në Dubravë. Aty u njoftuam me kërkesat e të burgosurve por po ashtu takuam Egzonin, Frashërin dhe Atdheun të cilët u dënuan padrejtësisht dhe pa asnjë provë! Ata na dhanë edhe më shumë forcë e vullnet për të vazhduar tutje!”, ka shkruar Haxhiu.