Haxhiu: Kurti dëshiroi ta imitojë Zelenskyn, nuk ia arriti për shkak të hajnisë
Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ka dashur ta imitojë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn, por sipas tij, kreu i qeverisë s’ka arritur ta realizojë këtë, për shkak të hajnisë.
Ai gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, ka thënë se ata që vjedhin bukën e ushtarëve, rezervat shtetërore e kanë vendin në burg.
“Albin Kurti, ka pasur dëshirë ta imitojë Zelenskyn, por punën me ushtrinë Kurti në krahasim me Zelenskyn është shndërruar në simbol të hajnisë e mbrojtës i hajnave. Zelensky në luftë i siguron ushtarëve edhe ushqim edhe armatim, e Albin Kurti në paqe nuk po arrin të bëjë diçka të tillë për shkak të hajnisë”.
“Ata që vjedhin bukën e ushtarëve, rezervat shtetërore, ata nuk e kanë vendin në institucionet e Kosovës. Ata e kanë vendin në burg”, ka thënë Haxhiu në Kuvendin e Kosovës.