Haxhiu: Kurti dhe Vitia po minimizojnë punën e IKSHPK-së
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, qëllimisht dje nuk e vizituar Institutin e Shëndetit Publik.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haxhiu ka shkruar se kryeministri Kurti pas vizitës që dje i bëri Klinikës Infektive, është dashur ta vizitoj edhe institutin.
Sipas tij, ky veprim i Kurtit ka për qëllim ta minimizojë punën e madhe të institutit gjatë pandemisë.
Statusi i plotë i Haxhiut:
Pse Albin Kurti dhe Arben Vitia injoruan dje Institutin e Shëndetit Publik?!
Më në fund kryeministri në detyrë, Albin Kurti, paska vizituar QKUK-në dhe Klinikën Infektive, bashkë me ministrin në detyrë Arben Vitia.
Kjo vizitë ndodhi pas dy muajve që kur është shpallë pandemia COVID-19.
Por ironia e kësaj vizite është se ata anashkaluan IKSHPK-në, duke injoruar punën e ekspertëve tanë shëndetësor.
Pse ndodhi kjo?
Pse kryeministri dhe ministri nuk e vizituan edhe Institutin e Shëndetit Publik?
Instituti është hiq më larg se 100 metra nga Klinika Infektive.
Anashkalimi i IKSHPK-së dhe ekspertëve që punojnë̈ aty si duket ka për qëllim ta minimizojë punën e Institutit e sukseset t’ja atribuojë ministrit.
Jo, tashmë të gjithë̈ e dijnë se menaxhimi me pandeminë është sukses i profesionistëve shëndetëdor që punuan me aq përkushtim.
Pikërisht falë investimeve në sistemin shëndetësor që në dy vitet e fundit i ka bërë PDK me Uran Ismajlin po ua mundësojnë mjekëve tanë përballimin me të lehtë me situatën e krijuar.
IKSHPK meriton mbështetje edhe morale, të cilën nuk ua ofrojë kryeministri.
(M.K:Epoka e re)