Haxhiu: Kurti është mashtrues, tash i paska nisur premtimet për investime milionëshe në futboll
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është zotuar se qeveria e tij do të investojë plotë 200 milionë euro për të përmirësuar infrastrukturën e futbollit në Kosovë.
Ndaj kësaj deklarate të kryeministrit ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili e ka quajtur mashtrues kryeministrin Albin Kurti.
“Tash nën ethet e zgjedhjeve paska nis premtimet boshe se do të investoj miliona euro në infrastrukturën e futbollit. Kujtojmë që miliona euro të infrastrukturës sportive tri vite radhazi kanë shkuar në suficit, ndërsa stadiumet janë shndërruar në gërmadha dhe fusha të baltosura”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Premtime boshe te mashtruesit Albin Kurti.
Ku ishte që 4 vite që nuk i investoi këto miliona në sport, ky kryeministër gënjeshtar, mashtrues dhe zhvatës?
Ku ishte që 4 vite që nuk realizoi asnjë investim në infrastrukturën sportive. Përkundrazi, i bllokoi investimet në:
Stadiumin Nacional,
Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” – Mitrovicë,
Stadiumin e Gjilanit,
Stadiumin e Pejës,
Stadiumin e Gjakovës,
Stadiumin e Prizreni….!
Tash nën ethet e zgjedhjeve paska nis premtimet boshe se do të investojë miliona euro në infrastrukturën e futbollit.
Kujtojmë që miliona euro të infrastrukturës sportive tri vite radhazi kanë shkuar në suficit, ndërsa stadiumet janë shndërruar në gërmadha dhe fusha të baltosura.
Besoj e mbani mend lojën e Kosovës me Izraelin që u zhvillua në baltë, për shkak se nuk u investua as në bari të fushës së stadiumit nacional.