Haxhiu: Kurti i ka 82 të punësuar në kabinetin e tij, të dalë dhe të tregojë çka bëjnë gjithë këta persona
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se në kabinetin e kryeministrit Kurti janë 82 persona të punësuar, prej tyre 26 këshilltarë.
Haxhiu thotë se asnjë kryeministër nuk ka pasur numër kaq të madh të të punësuarve në kabinet të tij. Ai në DPT të Fidani ka thënë se Kurti duhet të përgjigjet se çka bëjnë tërë këta persona në kabinetin e tij.
“I kish nja 26 këshilltarë Albini që po i pagujke. Kabineti i Kurtit i ka 82 të punësum, sipas raportit zyrtar të buxhetit të shtetit. Në zyrën e kryeministri janë 82 të punësum, 26 janë këshilltarë. Asnjë kryeministër nuk ka pasur më shumë, s’ka pasë asnjë kryeministër me 82 të punësum në zyrën e tij.
Duhet me pyet Kurtin se çka bajnë të gjithë ata, është mirë me pytë kryeministrin se çka bëjnë ata 82 të punësum se përpara thojke po ka vetëm keqpërdorime e abuzime”, ka thënë Haxhiu.