Haxhiu: Kurti mbylli qendrën e vaksinimit në ‘1 Tetori’, vet votoi në Tiranë

25 prill 2021 | 12:03

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit ka votuar të dielën në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se “kryeministri i Kosovës ka mbyllur Qendrën e vaksinimi në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, ndërsa ai vet votoi në Qendrën të votimit në Tiranë”.

“Në vend se të merret me shpëtimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, ka vendosur që prioritet t’i ketë zgjedhjet atje dhe politikën ta zhvilloi në Shqipëri. Qeveria Kurti 2 në vend të bashkëpunimit me Shqipërinë për të siguruar vaksinat për të moshuarit dhe mësimdhënësit ka vendosur të bëjë konkurrentin politik në Shqipëri e në anën tjetër qytetarët e Kosovës nuk mund të vaksinohen nga paaftësia e qeverisjes së tij për të siguruar vaksinat”.

“Foto e publikuar është sot në orën 9:15, te Qendra ‘1 Tetori’ në Prishtinë, ku qytetarët kthehen mbrapsht jo vetëm për mungesë të vaksinave, por edhe të informatave për to, në kohën kur Kurti votonte në Shqipëri. Këta jo vetëm që nuk dinë të punojnë, dhe nuk bënë asgjë për të siguruar vaksinat, por as mundësitë që ua dhamë nuk i shfrytëzuan”, ka shkruar Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 31-vjetorit të vdekjes së veprimtarit të shquar…