Haxhiu: Kurti, paranojak dhe i paskrupullt
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pranuar se e ka rrëzuar qëllimisht qeverinë për shkak të paranojave për marrëveshje sekrete Kosovë – Serbi. Ajo ka thënë se sjelljet dhe deklaratat e tij janë të pakoordinuara dhe të paskrupullta. “Albin Kurti sapo e konfirmoi në RTV Dukagjini, se vetë ishte protagonisti kryesor i cili e prishi koalicionin me LDK-në, me të vetmin qëllim rrëzimin e qeverisë (vetërrëzimin). Dhe arsyeja kryesore: paranoja e tij për ‘marrëveshjen sekrete’ në mes të Kosovës dhe Serbisë, mosgatitshmëria dhe mungesa e guximit për t’u përballur si lider i vërtetë në Shtëpinë e Bardhë. Dhe që i bie, se krejt sjelljet dhe deklaratat e tjera të tij, të ç’koordinuara në vazhdimësi, s’janë gjë tjetër përveçse lojëra të paskrupullta të stilit ‘kurtian’”, ka thënë ai.
Ajo, po ashtu, ka kritikuar edhe panelistët e sotshëm para tij në një emision televiziv, duke thënë se Kurti u tall me ta dhe ata e lejuan sepse u vetëdorëzuan. “Dhe krejt kjo ndodhi gjatë një seance ligjëruese, tipike e shkollës së VV-së, përballë panelistëve të vetëdorëzuar paraprakisht, madje-madje, duke e tallur me ta përgjatë gjithë kësaj ligjërate”, ka shkruar ajo në fund.