Haxhiu: Kurti pranon lojën e Serbisë për arkivat joekzistente të UÇK-së

13 shtator 2021 | 13:37

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, e ka quajtur absurd qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se është në favor të hapjes se arkivave të UÇK-së.

Me këtë rast, Haxhiu ka thënë se Kurti e ka pranuar lojën e Serbisë për arkivat joekzistente të UÇK-së.

Absurditet!!!

Albin Kurti pranon lojën e Serbisë për arkivat joekzistente të UÇK-së. Albin Kurti me këto deklarata dhe marrëveshje justifikon Serbinë për mos hapjen  të arkiva sekrete të ushtrisë dhe policisë serbe  dhe pamundëson përfundimisht zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Krahasimi i arkivave  sekrete të Serbisë me raportet informative të ‘Radios Kosova e Lirë’ dhe agjencisë së lajmeve ‘Kosovapress’, është nga veprimet më absurde dhe shërbimi më i madh që i bëhet Serbisë! Tani u kuptua që me udhëzimet e shefit të tij paska fol edhe Besnik Bislimi”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kurti pro hapjes së arkivave të UÇK-së: S’kemi çka fshehim

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sali Berishën e kanë pritur me entuziazëm të madh qytetarët…