Haxhiu: Kurti propagandoi me Veriun për t’iu ikur problemeve reale të qytetarëve
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish ushtari i UÇK-së Bekim Haxhiu, ka thënë se Kosova është çliruar në vitin 1999-të dhe se propaganda e kryeministrit Kurti për gjoja çlirimit të Veriut, u bë sa për t’iu ikur problemeve ditore më të cilat sipas tij, përballej Qeveria Kurti II.
“Këta më këtë propagandën që janë mundu me implementu. Kosova ka qenë e lirë dhe sovrane dhe nuk mundesh më bë dy herë çlirimin e një vendit. Duhet të potencohet sepse ka manipulime shumë, pasi e vetmja armë e kësaj Qeveria ka mbetur propaganda dhe mashtrimi dhe jo rezultatet konkrete. Kosova është çliruar në vitin 1999-të dhe përgjegjës për sigurinë në Kosovë është KFORI edhe për sovranitetin edhe për sigurinë në Kosovë të ndihmuar nga institucionet tona të sigurisë, nga policia dhe ushtria e Kosovës”.
“Disa zhargone që i kemi dëgjuar kohët e fundit se është çliruar Veriu, Kosova është çliruar në vitin 1999-të e tëra dhe pikat kufitare 1 dhe 31 janë vendosur pas pavarësisë së Kosovës, sepse deri në atë periudhë kohore ato pika janë menaxhuar nga administrate e UNMIK-ut dhe pas pavarësisë së Kosovës, Kosova “cep me cep”, qysh po thonë këta më këtë propagandën që janë mundu me implementu, pra Kosova ka qenë e lirë dhe sovrane dhe nuk mundesh më bë dy herë çlirimin e një vendi, porse këta këtë zhargonin mashtrues të vetin po mundohen më bartë në një sferë tjetër, sepse në të gjitha sferat ku kanë premtuar kanë dështuar”, ka thënë Haxhiu.
Ai ka hedhur një varg kritikash ndaj qeverisjes Kurti, për mos mbajtje të premtimeve dhe mashtrim të qytetarëve.
“Asnjë nga premtimet që I kishte kjo Qeverinë programin e saj s’ka arritur t’i përmbush, as t’i realizojë për pesë vite sa e kemi Qeverinë Kurti I dhe II”, ka thënë Haxhiu në “TEVE”.
Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës, janë njerëz të ditur dhe jo analfabet funksional siç i kishte quajtur Kurti.
Haxhiu tha se qytetarët e Kosovës i kanë dhënë mundësi Kurtit duke e votuar mbi 50% si asnjë qeverisje më pare, e që sipas tij, asnjë nga premtimet s’u realizua.
“Pra, kjo ishte përpjekje për t’i ikur problemeve reale, mirëpo qytetarët e Kosovës, nuk janë analfabet funksional siç i ka quajtur dikur Kurti, janë të dijshëm, dinë vërtetë më vlerësu. I’a kanë jep një mundësi Qeverisë Kurti për të menaxhuar, si asnjë partie tjetër, e kanë votuar para katër vitesh me mbi 50 %, por e kanë parë se kanë abuzuar me votën e qytetarëve, e kanë keqpërdorur, nuk I kanë përmbushur premtimet, kanë premtuar luftë kundër korrupsionit, barazi dhe drejtësi”, u shpreh ai.
Haxhiu përmendi dhe emrat e personave që janë involvuar në proceset energjetike dhe korruptive. “ Në anën tjetër, s’ka as barazi, as drejtësi, as luftë kundër korrupsionit, por luftohen prokurorët të cilët arrestojnë të korruptuarit, këtë qytetarët e shohin shumë mirë edhe me rastin e Martin Berishajt, Nagip Krasniqit, Ridvan Muharremit edhe me rastin e atij që deponon mijëra euro edhe me rastin e atij Martin Berishajt që tërheq 1.4 milionë euro cash nga banka”.
Haxhiu ka thënë se u paguan 700 mijë euro të taksapaguesve për afera korruptive të Qeverisë së Kosovës për energji.
“Qytetarët e kanë parë që këto ditë të ftohta dimri kanë mbetur në terr për shkaka të interesave të grupeve të interesit të lidhura me mafinë energjetike me GEN-in e Beogradit dhe me kompani greke të cilat pa licence kanë tregtuar energji në Kosovë përmes njerëzve të Kurtit, e këto lidhje shkojnë direkt deri në kabinetin e kryeministrit Kurti, ku për katër vite për importin e energjisë elektrike janë shpenzuar mbi 700 mijë euro të taksapaguesve të Kosovës. Prandaj, Kurti I merr në mbrojte të korruptuarit që janë të lidhur me kabinetin e tij dhe sulmon prokurorët”, u shpreh ai.