Haxhiu: Kurti të japë llogari pse vetëm ai u fal nga Koshtunica
11 tetor 2024
| 14:08
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku është diskutuar biseda në mes të Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të LV-së, dhe Milan Radoiçiqit, i akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë.
Gjatë fjalës së tij, Haxhiut këtë bisedë e ka quajtur tradhti kombëtare.
Më tutje, Haxhiu i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të jap sqarime për takimin e tij në Binç të Klinës dhe për lirimin nga burgu i Serbisë.
“Prapa krejt kësaj masakrade dhe tradhtie kombëtare qëndron Albin Kurti, i cili përveç takimit në Binç, duhet të japë edhe llogari si dhe pse vetëm ai nga të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë ishte i falur dhe jo i liruar nga Kushtinica”, ka thënë Kurti.