Haxhiu, Kurtit: Njerëzit po ikin nga Kosova për shkak të veprimeve tua
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, lidhur me deklaratën për ikjen e të rinjve nga vendi ynë.
Ai ka thënë se Kurti ka harruar se një nga ata që është kthyer e ka ikur sërish për në Amerikë është ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, teksa ka shtuar se arsyet pse njerëzit po ikin nga Kosova janë veprimet e Kurtit dhe puna e dobët e ministrave të tij.
“I pyetur për ikjen e të rinjve, Albin Kurti paska thënë se dy ministra të tij u kthyen në Kosovë. Albini ka harru me tregu se njëri nga ta, prof.dr. Rifat Latifi ka ikë për Amerikë. Veprimet e Kurtit dhe puna e dobët e ministrave është një nga arsyet që po ikin nga Kosova profesionistët shëndetësorë, rinia dhe jo vetëm. Çdo ditë vetëm mashtrime dëgjojmë nga Albini”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.