Haxhiu, Kusari-Lilës: Je bashkëpunëtore në krim e Milan Radojiçiqit
10 tetor 2024
| 12:30
Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka folur në seancën e Kuvendit, e ka quajtur Mimoza Kusari-Lilën, shefe e grupit parlamentar të VV-së bashkëpunëtore në krim të Milan Radoiçiqit.
Në fjalën e tij, Haxhiu ka theksuar sulmin ndaj një kompanie kosovare në Urën e Ibrit.
“Si është sulmuar ‘Lirigzoni’ kompani në pjesën veriore nga bandat e Radoiçiqit, dhe ju i duartrokitni kësaj pafytyrësie. Ju e doni me bo bashkë luftëtarin me bashkëpunëtorin. Jo, zonjë, jeni bashkëpunëtore e krimit me Milan Radoiçiqin”, ka thënë Haxhiu.