Haxhiu: Kushtetuesja i dha grusht vullnetit të popullit
29 maj 2020
| 00:08
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka quajtur skandaloz aktgjykimin e Kushtetueses në lidhje me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e qeverisë.
Ajo përmes një postimi të shkurtër në “Facebook”, ka shkruar se Kushtetuesja i dha grusht vullnetit të popullit.
“Gjykata Kushtetuese i dha grusht vullnetit të popullit! Vendim skandaloz!”, ka shkruar Haxhiu, që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.
(A. M / Epoka e re)