Haxhiu: Letrat e dorëheqjes false, me porosi dhe tendencë!
05 janar 2018
| 16:45
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka komentuar dorëheqjet që janë duke ndodhur në këtë lëvizje.
Haxhiu ka thënë se do t’i marrë seriozisht këto dorëheqje kur të dorëhequrit ta dorëzojnë edhe mandatin e deputetit.
“Vetëm kur ndonjëri jep dorëheqje nga pozita e deputetit, betohem se do të filloj ta marr seriozisht! Më falni por këto letrat ‘copy paste’ nuk mundem as t’i lexoj! Janë false dhe me porosi e tendencë!”, ka shkuar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.
Deri me tani nga pozitat drejtuese kanë dhënë dorëheqje, Visar Ymeri, Aida Dërguti, Dardan Sejdiu dhe Shqipe Pantina.