Haxhiu: Ligji për çmimin e barnave nuk po zbatohet, mund të ketë rritje të kontrabandës
26 shkurt 2024
| 11:11
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe anëtari i Komisionit për Shëndetësi, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se ani pse ligji që cakton çmimin e barnave ka hyrë në fuqi, i njëjti nuk ka filluar ende të implementohet.
Ai ka thënë se derisa nuk ka implementim të këtij ligji mund të ketë rritje të kontrabandës dhe futjes ilegale të barnave në Kosovë.
“Ligji ka hyrë në fuqi, por ka probleme në implementim dhe kjo rrezikon rritjen e kontrabandës dhe futjes ilegale të barnave në Kosovë sepse Ministria e Shëndetësisë është vonuar në miratim të akteve nën ligjore për ta rregulluar këtë fushë”, ka thënë Haxhiu për “Front Online”.