Haxhiu: Luftë hibride ndaj LV-së, Dejona është bashkëpunëtore e jona

17 tetor 2024 | 13:18

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është përgjigjur shkurt ndaj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me zhvillimet e fundit, pasi “Nacionale” ka publikuar biseda që dëshmojnë ndikimin e Dejona Mihalit, koordinatores së komiteteve në Lëvizje Vetëvendosje, jo vetëm në parti, por edhe në shumë institucione.

Haxhiu ka përsëritur se e çmon Dejona Mihalin, duke pretenduar se po bëhet luftë hibride ndaj LV-së.

“Unë besoj e keni parë qëndrimin tonë. Kjo është një luftë hibride që po bëhet kundër LV-së. Djeona është një bashkëpunëtore e jona, aktiviste e hershme të cilën unë e çmoj shumë”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia botuese “Dukagjini” fton njerëzit e artit dhe librit që…