Haxhiu mbështet aksionin e policisë: Në të kaluarën drejtësia s’i ka pasur duart e lira
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka përshëndetur aksionin “Pika” ndaj disa zyrtarëve policorë, të cilët dyshohen për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ajo ka thënë se mbështetja e qeverisë për luftimin e krimit dhe korrupsionit do të jetë e parezervë.
“Në të kaluarën institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë nuk i janë lënë duart e lira për veprim. Në shumë raste ekzekutivi ka qenë pengesa kryesore në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sot, kemi ende sfida mirëpo kemi vullnetin e hekurt për ta bërë vendin e jetueshëm për qytetarët. Përshëndes aksionin e përbashkët të institucioneve për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit! Mbështetja e qeverisë tonë në raste të tilla është e parezervë!”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.