Haxhiu: Mbështetje të fuqishme morëm në Abri të Poshtme, Qirez dhe Shalë të Lipjanit

04 shkurt 2025 | 19:41

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu, është takuar sot me banorët e Arbrisë së Poshtme,  Qirez dhe Shalës së Lipjanit.

Ai shpalosi programin e PDK-së dhe ka thënë se kanëmarrë mbështetje të fuqishme nga simpatizantët e kësaj partie.

“Mbështetje të fuqishme morëm në Abri të Poshtme, Qirez dhe Shalë të Lipjanit, ku prezantuam programin qeverisës të PDK-së dhe vizionin e kandidatit për Kryeministër, z. Bedri Hamza”. “Këto takime pasqyrojnë angazhimin e PDK-së për një të ardhme më të ndritur për Kosovën, duke ofruar politikat që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm, mundësi punësimi, rritje pagash, rritje ekonomike, dhe shëndetësi më të mirë për çdo qytetar”, u shpreh Haxhiu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një valë e madhe sharjes e fyerjesh ndaj Richard Grenell…