Haxhiu me gjuhë të ashpër ndaj pushtetarëve: Jetojnë me Serbinë, jetojnë për Serbinë
Gazetari Baton Haxhiu, ka qenë i ashpër në “Pressing” të T7, ndaj pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje.
RTK-ja të hënën publikoi një lajm ku sulmoi dy media në Kosovë, gjë që ka shkaktuar reagime gjatë tërë ditës në vend.
Ai ka thënë se mënyra sesi ka ardhur VV-ja në pushtet ka qenë vetëm përmes narracionit ndaj Serbisë.
“Këtyre s’po iu vjen turp as kur iu zihen korrupsionet, as kur janë të veshur me gënjeshtra, as kur bëjnë linçimin publik, as kur të shpallin tradhtar, as kur të shpallin njeri të Serbisë. Këta më nuk kanë hapësirë tjetër veç që s’e kanë marrë armen me dalë me vra”.
“Vetëm mënyra sesi vinë këta në pushtet, narracionin që kanë jetojnë me Serbinë, jetojnë për Serbinë, na bëjnë diskurs të përditshëm, dhe na ngufasin me atë që e kanë mashtrimin më të lehtë”, ka thënë Haxhiu.