Haxhiu: Me PDK-në në qeveri për 6 muaj do të vaksinohen të gjithë qytetarët
26 janar 2021
| 11:34
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se me zgjedhjen e tij deputet në Kuvendin e Kosovës, do të angazhohet në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe në mbrojtjen e Kushtetutës së Kosovës.
Ai ka thënë se me PDK-në në qeveri brenda gjashtë muajve do të vaksinohen të gjithë qytetarët me vaksinën kundër Covidit.
“Në programin tonë kemi paraparë që brenda 6 muajve të vaksinojmë të gjithë qytetarët e Kosovës nga mosha 16 vjeçare e tutje dhe qysh në fillim të verës të arrijmë të vaksinojmë shumë se 70% të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Haxhiu për “EO”.