Haxhiu merr përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar për reformat në drejtësi
08 prill 2022
| 14:14
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim ministrin e Zyrës së Kabinetit të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Michael Ellis dhe ambasadorin britanik, Nicholas Abbott.
Haxhiu ka falënderuar ata për mbështetjen e madhe dhe ka marrë zotime për vazhdimin e bashkëpunimit, sidomos lidhur me ekspertizën për reformat në drejtësi.