Haxhiu merr pjesë në konferencën ‘Rolin e grave në jetësimin e shtetit të Kosovës’
05 maj 2023
| 11:15
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në konferencën shkencore “Rolin e grave në jetësimin e shtetit të Kosovës”
Ajo ka bërë me dije se në këtë konferencë, ka diskutuar për rolin e grave në vitet e 80’ta e deri në ditët e sotme, me theks për kontributin e tyre për ngritjen masive në rezistencë dhe angazhimin direkt për çlirim përmes lëvizjeve popullore dhe kontributit për arsimim të vazhdueshëm.
“Plot guxim e vigjilencë, gratë para dhe gjatë periudhës së luftës me guximin dhe vullnetin e tyre, arritën t’i thyenin tabutë dhe bartën mbi supe krahas burrave një përgjegjësi për orientim publik politik të çështjes kombëtare”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.