Haxhiu merr pjesë në zbulimin e pllakës në Smrekonicë: Kujtuam të burgosurit politikë të viteve ‘98-‘99

19 qershor 2024 | 12:17

Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë është bërë zbulimi i pallës përkujtimore përmes se cilës janë kujtuar të burgosurit politikë të viteve ‘98-‘99.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në zbulimin e kësaj pllake ku ka thënë se kjo pllakë është simbol i kujtesës dhe i respektit për ata që dhanë gjithçka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për brezat e ardhshëm.

“Dje, në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, u bë zbulimi i pllakës përkujtimore përmes së cilës nderuam guximin, qëndresën dhe shpirtin e pathyeshëm të ish të burgosurve politik, të cilët lanë një gjurmë të përhershme në historinë tonë kombëtare. Përmes pllakës, kujtuam ata që kanë kaluar vuajtje dhe sakrifica të mëdha për lirinë e Kosovës – të burgosurit politikë të viteve ’98-’99.”

“Kjo pllakë përkujtimore është një simbol i kujtesës dhe i respektit për ata që dhanë gjithçka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për brezat e ardhshëm. Nderime dhe përulësi kontributit të ish të burgosurve politikë! Lavdi të rënëve për Liri!”, ka shkruar ministrja Haxhiu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës, Trepça do të luajë në kualifikimet e…