Haxhiu: Minatorët që 3 muaj pa paga, Kurti ka shkelur mbi djersën e tyre

29 korrik 2024 | 23:03

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Bekim Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë për “keqmenaxhimin dhe keqpërdorimet” në Trepçë, pasi tre muaj minatorët janë pa pagë dhe se ai ka shkelur mbi ndjersën e tyre.

Haxhiu, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kur minatorët hyjnë në grevë, Kurti duhet të ulet dhe të diskutojë për kërkesat e tyre dhe për të gjetur një zgjidhje.

“Albin Kurti dhe LVV-ja premtuan 450 milionë euro investime në Trepçë. Qeveria e tij nuk po i paguajn as pagat për minatorët dhe punëtorët e Trepçës. – Mosinvestimi në Trepçë është krim – pati deklaruar Kurti. Deklaratë farse, mashtrimi i radhës, ngase për afro 4 vite në qeverisje nuk ka realizuar asnjë investim në Trepçë”, vijoi Haxhiu.

Haxhiu deklaroi se Kurti vazhdimisht i ka shpërfillur kërkesat e minatorëve dhe se ka shkelur mbi ndjersën e tyre.

“Minatorët janë pa paga tash e 3 muaj, si pasojë e keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit në Trepçë. Kërkesat e minatorëve në vazhdimësi i ka shperfillur, ka shkelur mbi djersën e tyre. Nuk i mjaftuan 4 vite qeverisje për të zgjidhur një problem të vetëm të punëtorëve. Vetëm fjalë boshe, mashtrime, keqpërdorim i buxhetit për shetitje, dreka e darka”, vijoi tutje.

“Albin Kurti dhe LVV as edhe një premtim s’e kanë përmbushur për 4 vite qeverisje.

Kur minatorët hyjnë në grevë çdo qeveritar i përgjegjshëm do të duhej të ulej me minatorët në minierë, t’i dëgjojë kërkesat e tyre për të gjetur zgjidhje.

Sigurisht, Albin Kurti në kohë të fushatës elektorale do t’i vizitojë minatorët në përpjekje për t’i mashtruar sërish”, thuhet tutje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po vazhdon pjesa e dytë e kursit për Licencën A…