Haxhiu: Mitrovica, sot i dha mbështetjen më të fuqishme programit të PDK-së

11 shkurt 2021 | 22:25

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se sot gjatë ditës pas një vizite në Mitrovicë, kanë marrë mbështetje të madhe për programin e PDK-së.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur, se sot qyteti i sakrificës dhe i minatorëve të Trepçës, i ka dhënë përkrahje të madhe PDK-së.

Ai u shpreh falënderues për këtë mbështetje nga dashamirët e PDK-së, për organizimin e fushatës mobilizuese.

Postimi i tij i plotë:

Mitrovica, qyteti i sakrificës, atdhetarizmit, i vizionit, i grevës së minatorëve të Trepçës nga ku filloi shkatërrimi i Jugosllavisë, sot i dha mbështetjen më të fuqishme Programit të PDK-së për Rimëkëmbjen e Kosovës.

Faleminderit anëtarësisë, simpatizantëve e dashamirëve të PDK-së për organizimin e fushatës mobilizuese por edhe punës në teren për ta përçuar mesazhin e Rimëkëmbjes.

#PDK 134

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e…