Haxhiu: MKRS-ja ndau me kontratë njëburimore mbi 1 milion euro për ndërrimin e barit në stadiumin “Fadil Vokrri”

01 prill 2024 | 12:04

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka ngritur një shqetësim rreth rregullimit të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Haxhiu përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se Prokuroria e Shtetit duhet të hetojë kontratën në vlerë prej 1.3 milion eurove për rregullimin e këtij stadiumi me bari sintetik.

Ai ka vlerësuar se përveç se kjo kontratë u dha në mënyrë njëburimore, shuma e kësaj kontrate nuk është as reale.

Postimi i plotë i tij:

Zhvatësit në aksion!
Ministri duhet te tregoj për kontratën një burimore për fushën me bari sintetik hibrid në vlerë 1.3 milion qe në çmimet e tregut nuk kushton me shumë se 270-300 mijë euro.
Unë e kam ngritur në Kuvend këtë zhvatje, vjedhje, korrupsion të Qeverisë dhe kam kërkuar që Prokuroria të hetoj këtë rast, ku u “tretën” 1 milion euro me kontratën një burimore?
Si u transferuan paret nga MKRS në OJQ dhe si u formua komision i përbashkët MKRS-FFK, me qëllim zhvatjen e 1 milion eurove.
Degradim i sportit, keqpërdorime, zhvatje, dështime në infrastrukturën sportive, dështime në organizim, dhunë fizike edhe në garat e fëmijëve – kjo është pasojë e keqmenaxhimit që po ndodh në sektorin e sportit.
Ministri del merr poza e lavderohet me zhvatjen e 1 milion eurove të paras publike.
– HAJNAT në BURG!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gani Sejdiu nuk është më trajner i Drenicës. Trajneri mitrovicas…