Haxhiu: MSh-ja pranoi vaksina në kundërshtim me ligjin

01 shtator 2021 | 12:02

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, përsëri ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për donacionin e vaksinave nga Norvegjia.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto vaksina janë pranuar në kundërshtim Ligjin Për Pajisje dhe Produkte Medicinale, sepse ishin në prag të skadimit tw afatit.

Ai ka vlerësuar se Prokuroria e Kosovës po të ishte e pavarur, do të duhej ta arrestonte ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë,  për pranim të kundërligjshëm të donacionit të vaksinave.

 

Postimi i plotë i Haxhiut:

Para disa muajve e kam ngritur çështjen e vaksinave AstraZeneca, të cilat u pranuan donacion nga Norvegjia e të cilat vet Norvegjia i kishte largur nga përdorimi pasi ishin me kohë të shkurtër të afatit të përdorimit, pra në prag të skadimit, në kundërshtim me Ligjin Për Paisje dhe Produkte Medicinale.

Dhe sot për këtë skandal Prokuroria e Kosovës po të ishte e pavarur, do të duhej ta arrestonte Arben Vitinë për pranim të kundërligjshëm të donacionit të vaksinave AstraZeneca nga Norvegjia, donacion i pranuar në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L -190 PËR PRODUKTE DHE PAJISJE MEDICINALE .

Edhe pse këto vaksina janë pranuar në kundërshtim me Ligjin, sikur MSH të  punonte ditëve të vikendit, të vaksinonte qytetarët, atëherë do të adminstroheshin edhe vaksinat AstraZeneca.

Paramendojeni vetëm nga data 15 qershor 2021 kur është premtuar vaksinimi masiv i cili nuk ka ndodhë, deri më sot Ministria e Shëndetësisë ka abstenuar 18 ditë të  vikendeve nga vaksinimi masiv.

Vaksinat AstraZeneca të pranuara donacion nga Norvegjia kanë mbetur në stok sepse Arben Vitia ka shkelur :

Ligjin Nr. 04/L -190

PËR PRODUKTE DHE PAJISJE MEDICINALE

Neni 40.

Donacionet e produkteve medicinale dhe pajisjeve medicinale:

3.4. nëse produkti dhe paisja medicinal ka të përcaktuar kohëzgjatjen e tërësishme për përdorim një vit ose më pak pas prodhimit, atëherë importi duhet të lejohet nëse produkti medicinal ka 2/3 e këtij afati në kohën kur importohet në Republikën e Kosovës.

  1. Produktet medicinale që janë donacion, e që importohen në Republikën e Kosovës në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji duhet të kthehen prapa tek dërguesi.

Ky është skandali i radhës i keqmenaxhimit të pandemisë nga ministri Vitia.

Ne sot veç po lutemi për shëndetin e qytetarëve, e vetëdijen e tyre të kenë kujdes, se sa për këtë Qeveri na mori pusi si popull.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bazuar në konkursin për projektin ideor artistik për monumentin përkujtimor…