Haxhiu: Mujës i kam dërguar picë në stacion policor kur ishte i arrestuar për korrupsion
Gjatë seancës së sotshme të Kuvendit janë përplasur verbalisht deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja dhe ai i PDK-së, Ferat Shala.
Pasi deputeti Muja ia përmendi Shalës punësimin e fëmijëve të tij, ky i fundit ia ia ka kthyer në një tjetër monedhë.
Në kohën kur Muja ishte i arrestuar nën dyshimet për korrupsion, Shala ka thënë se nga burgu e ka nxjerr kolegu i tij nga PDK-ja, Bekim Haxhiu. Madje, sipas Shalës ai i kishte dërguar edhe picë në stacionin e policisë.
Njërin nga pretendimet e Shalës e ka mohuar deputeti Haxhiu.
Ai i ka thënë se nuk është e vërtetë që e ka nxjerrë Mujën nga burgu, por picë i kishte dërguar me kërkesë të familjes së tij.
“Është e vërtetë që kur Muja ka qenë i arrestuar për korrupsion, me kërkesë të familjarëve të tij ja kam dërguar një picë si humanist që jam”.
“Por, nuk kam bërë asnjë ndikim për lirimin e tij”, ka thënë Haxhiu.