Haxhiu: Mund të më shkarkoj veç Kadri Veseli
23 janar 2018
| 21:47
Kryesia e degës së PDK-së në mbledhjen e mbajtur sot, të udhëhequr nga kryetari i degës Sami Lushtaku, ka marrë vendim që të shkarkojë nënkryetarin e degës në Skenderaj, Bekim Haxhiun dhe të përjashtojë shtatë anëtarë.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar Haxhiu, i cili deklaroi se “nuk mundet Sami Lushtaku me djalin e tij e me disa anëtarë të më shkarkojë”.
Në një bisedë me “Express”, ish-deputeti Haxhiu tha se “vendimin për shkarkime e merr veç Kadri Veseli”.