Haxhiu ndalon përdorimin e veturave zyrtare jashtë orarit të punës
11 mars 2020
| 20:50
Minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka anuluar 24 vendime që lidhen me përdorimin e automjeteve zyrtare të ministrisë që ajo drejton.
Haxhiu, ka njoftuar se vendimin e ka marrë për të reduktuar shpenzimet qeveritare.
“Nën përcaktimin tonë si Qeveri që të ndalim “gjakderdhjet financiare” dhe reduktimin e shpenzimeve qeveritare, kam marr vendim për të shfuqizuar 24 vendime, lidhur me përdorimin e automjeteve zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë jashtë orarit zyrtarë të punës”, ka njoftuar ministrja Haxhiu.
Ditë më parë mediat raportuar se ministrja ka përdorur veturen zyrtare për ta marrë nga shkolla djalin e saj.