Haxhiu: Në bazë të sondazheve të fundit PDK-ja është 2 për qind para LDK-së
01 gusht 2019
| 19:19
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se në bazë të sondazheve të fundit PDK-ja del subjekti i parë politik në vend.
Duke folur në “Imazh” të RTK-së, Haxhiu ka theksuar se PDK-ja është 2 për qind para LDK-së.
“Në sondazhet e fundit partia e parë është PDK-ja. PDK-ja në sondazhet e fundit është 2 për qind para LDK-së dhe kjo diferencë do të rritet edhe pas 3 gushtit edhe në fushatë. Vetëvendosje nuk besoj se mund të arrijë më shumë se sa 15-16 deputetë, bazuar në performancën dhe përçarjen e tyre”, ka thënë Haxhiu.
Ai ka thënë se PDK-ja ka ofertë të mirë, duke i rritur pagat dhe se të gjitha partitë së bashku nuk kanë mundur të bëjnë sa ka bërë kjo parti.